Trump i telefonon presidentit të Filipineve, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Trump i telefonon presidentit të Filipineve, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka telefonuar homologut të vet filipinas, Rodrigo Duterte, duke ia theksuar atij përkushtimin e Uashingtonit ndaj traktatit për aleancë dhe interesit për të zhvilluar marrëdhënie të ngrohta dhe funksionale, ka thënë sot një zyrtar filipinas.

Zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Ernie Abella, ka thënë se Trump e përmendi gjatë bisedës së mezi pret t’i vizitojë Filipinet në nëntor për të marrë pjesë në samitin e Azisë Lindore, të cilin do ta mbajë Duterte me disa liderë botërorë, transmeton Express.

Ai shtoi se Trump po ashtu e ka ftuar Duterten që ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë.

“Diskutimi mes dy presidentëve ishte i ngrohtë, me presidentin Trump që shprehu mirëkuptimin dhe vlerësimin për sfidat që presidenti i Filipineve është duke u përballur, veçanërisht në luftë kundër drogave të rrezikshme,” ka thënë Abella.

Duterte kritikohet ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut për shkak të luftës së tij të përgjakshme ndaj të dyshuarve për drogë, pasi që për nëntë muaj janë vrarë 8.000 persona./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.