Reagon Clinton për sulmet e SHBA-së në Siri

Reagon Clinton për sulmet e SHBA-së në Siri

Ish-kandidatja demokrate për president Hillary Clinton ka reaguar për sulmet ajrore të SHBA-së në Siri, duke thënë se SHBA ka nevojë për një plan afatgjatë për të ndaluar sulmet e ardhshme në civilë nga Presidenti Bashar al-Assad.

Clinton kishte bërë thirrje për veprime të fuqishme ndaj qeverisë së Sirisë kur ishte kandidate për president, përderisa kandidati i atëhershëm republikan Donald Trump ishte kundër.

“Shikoni, Siria ka qenë një problem për një kohë të gjatë dhe imazhet e njerëzve të pafajshëm, të prindërve dhe sidomos fëmijëve duke vuajtur nga sulmi më i fundit me gaz vdekjeprurës ishte më i tmerrshëm sesa mund ta përshkruaj me fjalë”, tha Clinton në një ngjarje në Teksas.

“Është thelbësore që bota të bëjë më shumë për ta ndalur Assadin të bëjë vrasje të ardhshme”, shtoi ajo. “Por veprimi i ndërmarrë natën e kaluar duhet të përcillet me një strategji për t’i dhënë fund luftës civile dhe për të eliminuar ISIS-in në të dyja anët e kufirit, kështu që shpresoj se administrata do të lëvizë para në një mënyrë që është edhe strategjike dhe konsistente me vlerat tona”, tha ajo.

Clinton kritikoi gjithashtu edhe ngurrimin e Trump për të pranuar refugjatë sirianë në SHBA. “Gjithashtu shpresoj se ata do ta kuptojnë se nuk mund të flasin në njërën anë për mbrojtjen e foshnjave të Sirisë e në anën tjetër t’ua mbyllin atyre dyert e Amerikës”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.