Ramush Haradinaj arrin në aeroport (Foto)

Ramush Haradinaj po i kalon momentet e fundit në Francë. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e “Mulhouse” në Basel nga ku do të aterroi në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.

Haradinaj është bashkë me krahun e djathtë të tij që nuk iu nda asnjëherë në Francë, Gani Dreshajn si dhe anëtarin tjetër të AAK-së, Gazmend Abrashin.

Haradinaj nga ora 19:40 pritet të fluturoi për Prishtinë ku do të iu drejtohet qytetarëve të Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”

Leave a Reply

Your email address will not be published.