“Plas” brenda mazhorancës, PS voton kundër Shpëtim Idrizit në komisionin e Vettingut

“Plas” brenda mazhorancës, PS voton kundër Shpëtim Idrizit në komisionin e Vettingut

Mesditën e sotme Parlamenti votoi si anëtarë të komisionit ad-hoc për vettingu socialistët, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Ndërsa pas një votimi të fshehtë Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së u rrëzua si anëtar i këtij komisioni, duke marrë 23 vota pro dhe 7 kundër dhe 50 abstenim.

Kujtojmë që në radhët e mazhorancës duheshin 3 emra për komisionin ad hoc për vettingun, ndërkohë që Partia Socialiste propozoi 2 emra dhe 1 erdhi nga LSI, duke lënë jashtë aleatin tjetër PDIU.

Për këtë shkak kreu i Kuvendit Meta hodhi në votim të fshehtë me elektronikë.
Nga ku kandidatura e Shpëtim Idrizit u rrëzua, duke nisur kështu një “erë” të re përplasjesh brenda koalicionit./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published.