Nimani: Ideja për shtatoren e Fadil Hoxhës ishte ‘budallaki’

Nimani: Ideja për shtatoren e Fadil Hoxhës ishte ‘budallaki’

Asamblisti i PDK-së në Gjakovë, Artan Nimani, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka thënë se Kosova nuk guxon t’ia lejojë vetes që të ndërtohen shtatore të liderëve komunistë, kur dihet që ky regjim është dënuar nga mbarë bota demokratike, për shkak të krimeve të mëdha që ka kryer.

Ai ka deklaruar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse “Koreja e Veriut e mposht SHBA-në”, pasi nuk duhet që të luhet me ndjenjat e të prekurve nga regjimi komunist, njofton Klan Kosova.

“Nuk jam i thirrur të flas për figurën e Fadil Hoxhës, sepse është punë e historisë, por mendoj që është herët që të kemi shtatore, pasi e gjithë bota regjimin komunist e ka quajtur kriminal”.

“Debate nuk ka pasur shumë, përvec insistimit të kryetares Mimoza Kusari. Nuk ka pasur ndikim partiak. Madje as grupi i partisë sime nuk e ka ditur që do ta ngris këtë cështje. Ishte disponimi i asamblistëve që vendimi të revokohej”.

“Votimi nuk ka qenë i ngutshëm aspak. Nuk e di se si pretentohet që të shkohet drejt Europës duke ngritur shtatore të komunistëve. Nuk i bën nder as Kosovës, as Gjakovës, që këtu të ngritet shtatore e një prej liderëve të komunizmit në vend”.

“Nëse Koreja e Veriut fiton luftën ndaj SHBA-së atëherë mund ta kemi edhe ne një regjim komunist. Por në këtë situatë, nuk besoj që duhet të lejojmë që dikush të bëjë ‘budallaki’ të këtilla që të luhet me ndjenja të të përndjekurve dhe familjarëve të prekur nga komunizmi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.