Meta flet pas darkës me Ramën: Ja çfarë kërkuam!

Meta flet pas darkës me Ramën: Ja çfarë kërkuam!

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një bashkëbisedim më të rinjtë e Njësisë nr. 1 në Tiranë foli për herë të parë pas darkës së mbrëmshme me kryeministrin Edi Rama në një restorant peshku tek “Pazari i Ri”.

Ai thotë se është e rëndësishme që vendi të ketë zgjedhje të lira, por në zgjedhje duhet të marrë pjesë si opozita ashtu edhe pozita. “Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira, nuk bëhen as për opozitën as për pozitën. Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptarë, janë ata që votojnë, që vendosin”,- mësohet të ketë thënë kreu i Kuvendit para të rinjve.

Më tej kryetari i LSI-së ka vijuar me qëndrimin e tij për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, duke shtuar se çdo lloj konflikti apo destabiliteti do kishin kosto për Shqipërinë. “Zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike. Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin. Çdo lloj konflikti, është kosto për çdo qytetar, familje, dhe të rinjtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.