Kryemadhi komenton sulmet “Rama-Basha”: Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak

Kryemadhi komenton sulmet “Rama-Basha”: Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ki ka drejtuar një mesazh të qartë politikës shqiptare, për gjithë efektet negative që kanë sulmet e palëve ndaj njëra tjetrës.

I gjithë ky konflikt politik sipas saj, nuk sjellë gjë tjetër veçse largim të shqiptarëve nga vendi ynë, frikë të investitorëve të huajë e mbi të gjitha impaktin që ka ky në familjet shqiptare.

“Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak. Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune”, tha Kryemadhi

Leave a Reply

Your email address will not be published.