Këto shqiptare për pak i shpëtuan sulmit në Stokholm

Këto shqiptare për pak i shpëtuan sulmit në Stokholm

Besarta Gashi bashkë me të bijën Leonidën nëntë vjeçe, kanë qenë shumë afër vendit ku një sulmues hyri me kamion në turmën e njerëzve në Stokholm.

Kishte vetëm 15 minuta, para se Besarta 31 vjeçe bashkë me vajzën e saj ishin në Ahlens në qendër të kryeqytetit suedez, shkruan Expressen.se, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”.

“Më tha vajza, nënë a mund të më blesh ‘hot dog’ dhe në ato momente sulmuesi hyri në turmën e njerëzve”, ka thënë Besarta Gashi.

Nga aty ajo ka thënë se ka dëgjuar piskamat e njerëzve duke thirrur se “ka një bombë e cila është në një kamion”.

“Diçka eksplodoi. Njerëz gjithandej, sigurimi, të gjithë bërtisnin “Vraponi”. Dikush thoshte ‘bomba’. Dikush thoshte ‘gaz’”, ka thënë ajo.

“Ne dëgjuam britma, Filluam të vrapojmë por nuk e dinim se nga erdhi”.

“Vetëm e kemi parë se kamioni kaloi pranë nesh për një fije floku. Kërceva, u largova dhe e tërhoqa vajzën time”.

Ajo ka treguar se kanë qenë shumë afër, duke rrëfyer tmerrin e sulmit që u krye mbi njerëz të pafajshëm.

“Kurrë nuk do ta harrojë pamjen që ishte para meje”.

“Kampioni kaloi mbi njerëz. Shihja pjesë që fluturonin. Shumë tjerë ishin të shtrirë për toke. Ishte një vajzë që ishte nën kamion dhe s’mund të ikte. E bija ime ishte pikëlluar dhe po ndjente frikë”.

Besarta jashtë kishte dalë për të bërë një kontroll mjekësore, pasi është shtatzënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.