Këto janë fjalët e para të babait të Ramush Haradinajt

Këto janë fjalët e para të babait të Ramush Haradinajt

Babai i Ramush Haradinajt, Ilmi Haradinaj, ka thënë se e kanë pritur me shumë gëzim vendimin për lirimin e të birit të tyre.

Në një intervistë për Klan Kosova, Ilmi Haradinaj, ka thënë se sot janë të gëzuar, por që ndalimin e tij e kishin përjetuar shumë rëndë.

“Më duket se u bë boll”, ka pohuar Ilmi Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ramushi nuk është i joni, i Gllogjanit apo i Kosovës, por krejt Shqiptarisë. Kosova ka pasur nevojë për Ramushin”, ka theksuar ai.

“Sipas meje Serbia nuk do të pushojë edhe pas kësaj, por jam i bindur që s’ka fituar deri sot dhe nuk do të fitojë as pas ditës sotme”, ka shtuar ai më tej.

Haradinaj ka thënë se UÇK ka qenë ushtri e pastër.

“Ata kanë luftuar për vendin e tyre, kanë luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ramushi njeri i gjallë, ai do të përpiqet të punojë, për mirë, besoj”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.