Jabllanoviq është provokim i radhës, Mustafa nuk mund ta ndalojë (VIDEO)

Jabllanoviq është provokim i radhës, Mustafa nuk mund ta ndalojë (VIDEO)

U Deshën disa protesta masive që Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ta shkarkonte në vitin 2015 Aleksandër Jabllanoviqin nga pozita e Ministrit për Kthim e Komunitete pasi ky i fundit në një deklaratë i kishte quajtur nënat gjakovare egërsira.

Por, sot pas dy vitesh Jabllanoviq kthehet si kryetar i Listës Serbe dhe pritet që të dalë përballë kryeministrit përsëri në takimet e koalicionit dhe kur të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina është shprehur se Lista Serbe nuk përfaqëson interesin e komunitetit serb në Kosovës por interesin e Serbisë, dhe ardhja e Jabllanoviqt tregon edhe njëherë se qëllimi i saj është që të fusë sa më shumë përçarje në shoqëri dhe jo të kontribojë për integrim. Por kjo lëvizje është komentuar edhe nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj dhe analisti Bajrush Morina.

Për më tepër kronika në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.