I dështon përsëri raketa Koresë së Veriut

I dështon përsëri raketa Koresë së Veriut

Një luftanije amerikane është duke shkuar në drejtim të Koresë së Veriut pasi Kim Jong Un kreu një tjetër lansim të dështuar të një rakete.
USS Carl Vinson, aeroplanmbajtësi amerikan, u pa në detin e hapur të Nagasakit, Japonisë sot.

Një zyrtar amerikan tha se raketa balistike, që mendohet të jetë një raketë e rangut të mesëm, u shkrep nga një lokacion në jug të provincës Pyeongan në orët e hershme të së shtunës, transmeton Gazeta Express.

Raketa shpërtheu në ajër para se ta arrinte cakun e saj në Detin e Japonisë, duke rënë rreth 22km larg fushës ajrore të Pukchang, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Raketa fluturoi disa minuta në ajër dhe arriti një lartësi maksimale prej 44km para se të dështonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.