Hoyt Yee rikthehet në Kosovë para votimit të demarkacionit

Hoyt Yee rikthehet në Kosovë para votimit të demarkacionit

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, pritet që gjatë javës së ardhshme të qëndrojë Kosovë pasi të dielën do të jetë në Shkup. Herën e fundit kur Veseli kishte folur me Yee në telefon kishte paralajëmruar se shpejt do të vijë prapë në Kosovë.

Presioni i amerikanëve për të votuar demarkacionin do të rritet edhe më shumë në kohën kur pritet të dalë për votim në Parlament.

Kështu, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme pasi të dielën do të shkojë në Maqedoni, ku është thelluar kriza politike.

Në Kosovë përsëri pritet të diskutojë me liderët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ardhjen e zyrtarit amerikan në Ballkan e ka konfirmuar ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, i cili ka thënë për Express se duhet formuar shpejt Qeveria e re në Shkup.

Ndërkohë, ardhjen e zyrtarit amerikan në Prishtinë e kishte përmendur edhe Kadri Veseli, në bisedën e fundit telefonike, që kishte pasur me te.

“Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë. Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë”, thuhej në njoftimin e Kabinetit të Veselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.