Enver Hoxhaj në ballinën e “New York Times” (Foto)

Enver Hoxhaj në ballinën e “New York Times” (Foto)

Një shkrim i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj sot është publikuar në ballinën e “New York Times”, shkruan Indeksonline.

Në opinionin e publikuar në faqen e parë të gazetës, Hoxhaj ka folur rreth ndikimit rus që vazhdon t`i bëj shtetit serb, me arsyen që ta shtrijë ndikimin e saj në Ballkan.

Hoxhaj ka shkruar rreth luftën së fundit në Kosovë, ku Serbia e udhëhequr nga Slobodan Millosheviq kishte kryer gjenocid mbi popullin kosovar.

“Serbia kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën gjenocidale të saj. Serbia vazhdon të mbetet pa vullnet për t’u ballafaquar me krimet e luftës së epokës së regjimit Millosheviqit, regjim me të cilin ishin të përfshirë shumë prej udhëheqëseve të tashëm nacionalistë të Serbisë. Mohimi i përgjegjësisë për krimet e luftës në Kosovë vetëm sa e vërteton kulturën e mos-ndëshkimit, gjë e cila e inkurajon Serbinë të rrisë fuqinë ushtarake, të sfidojnë rrugën e integrimit evropian, dhe të përmbushë rolin e vet si vegël e Rusisë në rajon”, shkruan Hoxhaj në shkrimin e për “New York Times”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.