Donika Kadaj – Bujupi mashtron gazetarët

Donika Kadaj – Bujupi mashtron gazetarët

Deklaratat e deputetes së VV-së, Donika Kadaj – Bujupi, se Ministri Hoxhaj ka kërkuar takim me dyer të mbyllura me Komisionin për Stabilizim Asociim, i ka përgënjeshtruar shefi i Kabinetit të Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.

Xhemaj ka thënë për Express se takimi i sotëm me Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim është përcaktuar të jetë i mbyllur nga Kuvendi, i cili është edhe ftues i këtij takimi dhe e përcakton formatin.

Xhemaj ka thënë se Kadaj as që e ka braktisur takimin, pasi që e njëjta vetëm ka dalë ka dhënë deklaratën për gazetarët dhe më pas është kthyer dhe e ka ndjekur mbledhjen deri në fund.

“Është absurde dhe gati e pakuptimtë kjo sjellje e deputetes. Se pari Kuvendi e ka dërguar ftesën dhe është dakorduar të jetë takim i mbyllur. Por çfarë është më ironike është fakti se ajo ka dalë sa për të bërë një lajm që po e braktisë mbledhjen por në fakt më pas është kthyer dhe e ka ndjekur mbledhjen deri në fund”, ka thënë Xhemaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.