BE: Mos i komplikoni gjërat, pas demarkacionit hiqen vizat

BE: Mos i komplikoni gjërat, pas demarkacionit hiqen vizat

Përkundër deklarimeve nga qarqet politike vendore të cilët ngrenë dyshimet sa i përket kushteve të fundit për liberalizim të vizave, Bashkimi Evropian vazhdon të insistoj se kriteri i vetëm i mbetur, që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën schengen, është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Zyra e BE-së në një përgjigje për Indeksonline, ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Kosovës nuk i ka mbetur asnjë kriter tjetër përveç votimit të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në liberalizimin e vizave, sipas udhërrëfyesit të Komisionin Evropian i cili ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave që nga 4 maji 2016, në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të duhej të ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke treguar rezultate rekorde në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigje e BE-së. /Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published.