​Agjenti me deklaratë bombastike për Hysajn

​Agjenti me deklaratë bombastike për Hysajn

Elseid Hysaj mund të qëndroj në Napoli deri në fund të karrierës

Mario Giuffredi ka thënë se klienti i tij, Elseid Hysaj është në dashuri me skuadrën dhe qytetin e Napolit.

Ai madje tha se Hysaj mund të mos largohet kurrë nga kjo skuadër.

“Hysaj është në dashuri në Napolin, është i lumtur në Napoli dhe mund të mos largohet kurrë”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Qyteti e ka pritur shumë mirë dhe ai ndihet si një qytetar i Napolit. Nuk është rastësi që shpesh thonë se napolitanët dhe shqiptarët janë të ngjashëm”.

Kujtojmë se për Hysajn interesohen disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.