Video ekskluzive Murat Jashari: Me aktivitet ilegal merremi që nga viti 2001

Video ekskluzive Murat Jashari: Me aktivitet ilegal merremi që nga viti 2001

Video ekskluzive e ku shihet Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar e udhëhequr nga Murat Jashari duke koordinuar aktivitetet e tyre për bashkim kombëtar dhe ndëshkimin e tradhtareve politikë të popullit.

Atentatori i Azem Vllasi, Murat Jashari, i cili ishte personi kryesor i “Syrit të Popullit”, organizatës që kishte planifikuar të merrej me vrasje politike, del se ka qenë i vetëdijshëm për aktivitetin e tij ilegal.

Një video të re ekskluzive, të siguruar nga Tribuna Channel, Murat Jashari dëgjohet duke folur sikur tërë fati i  popullit shqiptar të ishte në dorën e tij.

“Janë pjekë kushtet, që Kosova të ribashkohet me mëmën Shqipëri. Kurse trojet shqiptare do t’i lëmë natyrshëm të zhvillohen”, ka thënë Jashari në këtë video

Për Lëvizjen për Ribashkim Kombëtar (LPRK), të cilës edhe i përkiste, Murat Jashari dëgjohet duke thënë se sa më shpejt që mbahet Kuvendi Zgjedhor i saj, aq më mirë është.

Leave a Reply

Your email address will not be published.