Rishpallet konkursi për pozitën e profesorit që ka kryer postdoktoratën në SHBA

Rishpallet konkursi për pozitën e profesorit që ka kryer postdoktoratën në SHBA

Profesori i cili jep mësim në UP me kontratë të rregullt që nga viti 2006, me studime të kryera në universitetet austriake dhe postdoktoratë në SHBA po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, shkruan Zëri.

Këshilli i Fakultetit Filozofik ka rekomanduar që të rishpallet njëra pozitë e konkursit publik për zgjedhjen e personelit akademik, i cili ishte shpallur në nëntor të vitit 2016 për të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Rekomandimi për rishpalljen e këtij konkursi ka të bëjë me pozitën për të cilën ka aplikuar Arben Hajrullahu, profesor në Departamentin e Shkencave Politike.

Hajrullahu është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt. Mirëpo, Këshilli ka votuar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

I kontaktuar nga gazeta Zëri, Hajrullahu e ka quajtur përsëritjen e konkursit një “lojë” të qëllimshme që ta largojnë nga Fakulteti.

Ndërsa ka bërë të ditur se posedon dokumentacionin se ka kryer të gjitha nivelet e studimeve në Austri, si dhe postdoktoratën në kuadër të programit “Fulbright” në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.