Ministria konstaton tri vendime të paligjshme të Kuvendit

Ministria konstaton tri vendime të paligjshme të Kuvendit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar shkelje ligjore në 3 vendime të KK-së të miratuara në mbledhjen e fundit të 9 marsit, ndërkohë nëpërmjet një shkrese kjo Ministri u është drejtuar kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa, dhe kryesuesit të KK-së, Faruk Guri, që t’i procedojnë edhe një herë këto vendime para këshilltarëve, shkruan sot Koha Ditore

Pas vendimit të KK-së nr. 35 për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga komisioni vlerësues për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë kompanisë “Fitorja”, MAPL-ja ka shqyrtuar ligjshmërinë dhe ka vlerësuar se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat ligjore derisa në procesin e votimit nga 41 këshilltarë sa ka gjithsej KK-ja e Ferizajt, është miratuar me 18 vota për, ndërkaq është dashur të jenë së paku 21 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published.