Messi i bie pishman, i shkruan letër FIFA-së (Foto)

Messi i bie pishman, i shkruan letër FIFA-së (Foto)

Lionel Messi i ka dërguar një letër FIFA-së pas dënimit që ka marr prej katër ndeshjeve nga Komisioni Disiplinor

FIFA e ka dënuar Lionel Messin me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën, për shkak të fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësorë në ndeshjen ndaj Kilit.

Por, ylli i Barcelonës i ka dërguar një letër FIFA-së ku ia ka sqaruar të gjethe ngjarjen, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.

“Unë mohoj në formë strikte që kam ofenduar asistentin në ndeshjen kundër Kilit”, ka shkruar Messi në letrën dërguar FIFA-së me qëllim që t’i shmanget dënimit.

“Asistenti ishte një brazilian, dhe më ka kuptuar saktësisht se çfarë kam thënë, deri në pikën që kemi biseduar miqësisht pa e ofenduar ose fyer”, ka shtuar Messi

Messi, i cili ka kërkuar falje,  ka insistuar se ka sharë pas debatit me gjyqtarin, por kjo fyerje nuk i është dedikuar atij. /Express/

Kjo është letra e Messit dërguar FIFA-së 

Leave a Reply

Your email address will not be published.