Lajmërohen të gjithë mergimtarët, mos kaloni nëpër Serbi, se kjo ju ndodh

Lajmërohen të gjithë mergimtarët, mos kaloni nëpër Serbi, se kjo ju ndodh

Brenda një muaji ka ndodhur që dy autobusë kosovarë të sulmohen përgjatë kalimit të tyre në Serbi.

Me datën 13 mars është raportuar për një sulm i cili ishte bërë në drejtim të njërit nga autobusët e kompanisë ‘Bici Com’ ku ishin dëmtuar xhamat e mjetit udhëtues në fjalë, por që lajmi është demantuar nga vetë drejtuesit e kompanisë.

 

Kurse pikërisht mbrëmë është bërë një sulm i ngjashëm në drejtim të po të njëjtës kompani në vendodhjen ‘Krushefc’, e që ngjarja është bërë e ditur edhe nga vetë drejtori i kësaj kompanie i i cili më pas ka zgjedhur të tregojë edhe lidhur me sulmin e datës së kaluar.

Por sipas njohësit të Çështjeve të Sigurisë në vend, Burim Ramadani sulmet e tilla ndaj autobusëve, janë tregues qyqarë të nacionalistëve në Serbi.

“Janë të ulëta dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Ramadani për Indeksonline.

Ramadani ka theksuar se sulmet e tilla kanë nxitje nga retorika e Qeverisë së Serbisë, nga ish-bashkëpunëtorët e Millosheviqit, sikurse Vuçiqi e Daçiqi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të rrisin kujdesin dhe vigjilencën, duke shmangur maksimalisht udhëtimet nëpër Serbi”, ka përfunduar Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.