Incident në studio televizive, Vuçiq kërkon ndërprerjen e emisionit (Video)

Incident në studio televizive, Vuçiq kërkon ndërprerjen e emisionit (Video)

Fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Serbi po i vjen fundi, dhe të gjithë kandidatët janë duke përdorur hapësirë në media për të “reklamuar” veten para heshtjes zgjedhore.

Dhe sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, vëmendja më e madhe është duke iu kushtuar kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, kandidat presidencial në Serbi, i cili pothuajse është prezent në të gjitha mediat në Serbi.

Njësoj kishte qenë edhe gjatë ditës së enjte, kur Vuçiq ishte i ftuar në një studio televizive, ku ka pasur edhe një incident të pakëndshëm.

Gjegjësisht, një i ri në audiencë nuk është ndjerë mirë, i cili është rrëzuar edhe nga karriga ku ishte i ulur.

Pas kësaj ka qenë vetë Vuçiq që ka ndihmuar këtë djalë dhe ka bërë thirrje me zë të lartë që të ndërpritet regjistrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.