Femrat po ngrenë kurthe në rrjetet sociale, ja si të ruhemi (VIDEO)

Femrat po ngrenë kurthe në rrjetet sociale, ja si të ruhemi (VIDEO)

Tashmë interneti është pjesë e pazëvëndësueshme për njeriun por bashkë me të janë avancuar edhe llojet e krimeve kibernetike. Tribuna Channel mëson se grupe kriminale nga rrjetet sociale Linkedin dhe pjesërisht nga Facebook, po fusin në kurthe kryesisht burra të martuar për t’i shantazhuar më pas. Rolin kryesor në këto kurthe e kanë femrat.

Pasi zgjidhet një viktimë që sipas tyre është i mirëqenë financiarisht ose me një karrierë të pasur, ata shtohen në listën e miqëve. Kjo miqësi fillon me një bisedë dhe jo rrallë herë përfundon me kamer duke bërë vepra të turpshme. Por, këto veprime janë të regjistruara dhe në këtë moment fillon shantazhi ndaj viktimës. Për të mos ia dërguar miqëve të tij regjistrimin, viktimës i kërkohet të paguajë një shumë parash nëpërmjet një kompanie transfertash parash.

Eksperti i rrjeteteve sociale Valon Canhasi është shprehur për Tribuna Channel se në Kosovë ka 1.1 milion përdorues të Facebookut por kemi një mungesë strategjie të edukimit në përdorimin e këtyre rrjeteve. Ai thotë se do ishte mirë që të futej si lëndë mësimore

Për më tepër kronika në vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published.