Erdogani i kërcënon evropianët në gjithë botën: S’do të mund të ecni të sigurt nëpër rrugë

Erdogani i kërcënon evropianët në gjithë botën: S’do të mund të ecni të sigurt nëpër rrugë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se evropianët nëpër botë nuk do të mund të ecin të sigurt nëpër rrugë nëse Evropa vazhdon me qëndrimin e tanishëm ndaj Turqisë.

Turqia është në një mosmarrëveshje me Gjermaninë dhe Holandën për shkak se këto të fundit ua ndaluan ministrave turq tubimet e fushatës së referendumit kushtetues të prillit për forcimin e pushtetit të Erdoganit,

Por, ky qëndrim i vendeve evropiane s’po i pëlqen Erdoganit, i cili përsëri sot kërcënoi.

“Nëse Evropa vazhdon kështu, asnjë evropian në çdo pjesë të botës nuk do të mund të ecë i sigurt nëpër rrugë. Ne si turq i bëjmë thirrje Evropës që t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë,” ka thënë sot Erdogan gjatë një ngjarjeje me gazetarë në Ankara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.