Detaje/ Lejuan kamionin me 8 ton kanabis, ja çfarë i nxori zbuluar policët në Qafë-Thanë

Detaje/ Lejuan kamionin me 8 ton kanabis, ja çfarë i nxori zbuluar policët në Qafë-Thanë

Këqyrja e kamerave të sigurisë të instaluara tek ambientet e Doganës Qafë-Thanë Pogradec, zbulon të dhëna të reja në lidhje me kamionin e sekuestruar në Itali me 8 tonë kanabis, pasi kaloi nga Shqipëria.

 

 Në lidhje me këtë ngjarje, deri tani janë vënë në pranga katër efektiva policie. Të arrestuarit janë Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni, Ervin Kodra, me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje, Lirim Halili, me detyrë te kabina në hyrje dhe Syrja Terziu, si kontrollor në hyrje. Ata janë arrestuar në vijim të hetimeve të nisura pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.

Nga këqyrja e kamerave, ka rezultuar se në datë 4 shkurt 2017, në orën 17:14:00, automjeti kamion ka ardhur nga Maqedonia në hyrje për në Shqipëri, ku në këtë kohë ai ka ndaluar te vendi “Peshorja rezervë jashtë”.

Automjeti ndalon, shoferi zbret nga mjeti dhe kthehet tek automjeti pas 7 minutash. Pas një minute vihet re afrimi i një punonjësi policie, që dallohet nga uniforma që ka veshur, i cili hap derën e pasagjerit të mjetit kamion dhe futet brenda në kabinë, ku dallohet sikur merr ose lë diçka brenda kabinës e më pas largohet nga automjeti. Pas këtij momenti, kamioni niset duke u futur në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. S

ipas këqyrjes së kamerave, në orën 17:22:04, automjeti kamion ndalon në korsinë shqiptare, Hyrje 3 dhe ndalon vetëm rreth 10 sekonda e më pas vazhdon lëvizjen. Referuar pamjeve të kamerave, në orën 17:23:03, automjeti kalon te hyrja e parkingut dhe ndalon. Në këtë kohë drejtuesi i mjetit zbret nga automjeti dhe komunikon me një person, më pas hipën në mjet dhe futet në parkingun e doganës “pasarela e kontrollit fizik”. Më datë 05.02.2017, në orën 09:00, automjeti kamion del nga parkingu i Doganës Qafë-Thanë.

Ndërkohë nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se automjeti kamioni nuk është i regjistruar nga punonjësi i Policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë- Thanë. Mjeti në fjalë është regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, më datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali. Në Portin e Durrësit mësohet se kamioni nuk i është nënshtruar skanerit.

Për shkak të moskryerjes së kontrollit të kamionit ku ishin ngarkuar 8 tonë kanabis, pas hyrjes së tij në Shqipëri, më datë 04.02.2017, janë vënë në pranga policët që ishin në shërbim në atë kohë. Sipas akuzës, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë Pogradec, punonjësit e Policisë, Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni, Ervin Kodra, me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje, Lirim Halili, me detyrë te kabina në hyrje dhe Syrja Terziu, si kontrollor në hyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.