Deputeti i LSI-së në gjendje të rëndë, u dërgua me urgjencë në Itali

Deputeti i LSI-së në gjendje të rëndë, u dërgua me urgjencë në Itali

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli u dërgua jashtë vendit për kurim, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Kadeli, prej disa ditësh ishte i shtruar në QSUT nën vëzhgimin e mjekëve pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, që lidhen me funksionimin e pankreasit, thonë burime të “Panoramës”.

Por, gjendja e tij u përkeqësua ditën e djeshme dhe mjekët vendosën që ai të dërgohej jashtë vendit me urgjencë për kurim më të specializuar.

Ai u nis drejt Italise per kurim te specializuar dhe dje u shoqeruar ne Rinas nga ministri i Drejtesise, Petrit Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published.