E hëna kritike e liberalizimit të vizave (Video)

E hëna kritike e liberalizimit të vizave (Video)

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, të hënën rreth orës 17:30, sipas kohës lokale, do ta votojë raportin e raportueses së Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon.

Fajon ditë më parë ka deklaruar se për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është një prej argumenteve kryesore që të vazhdohet me liberalizim të vizave.

Mirëpo, menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tërhoqi nga rendi i ditës projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje, ka shkruar në Twitter se të gjithë duhet të jemi të njëzëshëm për të ecur përpara me liberalizim të vizave, duke i bërë thirrje Kosovës që të përmbush kushtet që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në vendet evropiane. /Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.